“Refuzova transferimin në Premier League vetëm për Real Madridin, ja çfarë më pëlqen më shumë te Mourinho”

11 Nëntor 2026
20:28
Telesport
back button

Transferimi i Carlos Espi nga Levante te Real Madrid për 25 milionë euro gjatë verës së kaluar, ishte padyshim një nga surprizat më të mëdha të merkatos së fundit.

I ftuar në emisionin “El Larguero” në radio Cadena SER, Espi foli për kalimin te Real Madrid dhe marrëdhënien e shkëlqyer që ka me Jose Mourinho.

‘Ekzistonte mundësia për t’u transferuar në Premier League, por kur erdhi oferta nga Real Madrid, nuk mund të thoja jo. Gjithçka ndodhi shumë shpejt; gjithçka u finalizua brenda dy ditësh. Gjithçka që më ka ndodhur është e pabesueshme; askush nuk e priste, madje as familja ime”, tha fillimisht sulmuesi 21-vjeçar.

Lidhja e tij me Mourinhon duket se është shumë e fortë. “Do të përpiqem të shfrytëzoj në maksimum çdo minutë që më jep trajneri. Ajo që më pëlqen më shumë te Mourinho është gjenialiteti i tij, lehtësia me të cilën mund të komunikosh me të, si dhe kërkesat e tij të rrepta. Fakti që ai kujdeset për mua dhe më tregon se çfarë është mirë e çfarë është keq, ka një rëndësi të madhe për mua”, u shpreh ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit