Hakerat pushtojnë 700 supermarkete në Evropë, as frigoriferët nuk janë më të sigurt! Ja çfarë rrezikohet Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në Qipro.
I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, në pritje të një seance në gjykatën ushtarake. Sipas raportimit The Guardian, bëhet fjalë për L/kapitenin Nicholas Horne, i njohur ndryshe si Highlanders.
Komanda e Mbrojtjes për Krime të Rënda (DSCC) ka bërë të ditur se Horne u akuzua zyrtarisht për një vepër penale të përdhunimit më 23 tetor 2026. Ai ishte arrestuar më 19 tetor, dy ditë pasi autoritetet ushtarake ishin njoftuar për rastin e raportuar të përdhunimit të një ushtareje në Qipro.
Akuza erdhi pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi i krimeve të rënda të DSCC-së, në bashkëpunim me policinë ushtarake. Një zëdhënës i ushtrisë britanike konfirmoi akuzën, duke theksuar se institucionet ushtarake i marrin seriozisht rastet e dhunës seksuale.
“Ne e njohim guximin e madh që kërkohet për të raportuar një vepër penale. Kushdo që dënohet për një vepër penale seksuale do të shkarkohet nga shërbimi”, thuhet në deklaratën e ushtrisë britanike.
Ndërkohë, DSCC ka inkurajuar të gjithë personat që preken nga krimet seksuale brenda forcave të armatosura që të raportojnë rastet dhe të kërkojnë ndihmë.
Rasti vjen në një kohë kur Ministria Britanike e Mbrojtjes ka shtuar përpjekjet për të luftuar ngacmimet dhe dhunën seksuale brenda forcave të armatosura.
Vitin e kaluar, Ministria njoftoi vendosjen e ekipeve të specializuara në bazat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë saj.
Sipas një ankete zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, gati një në dhjetë gra që shërbejnë me kohë të plotë në ushtrinë britanike kishte përjetuar sulm seksual ose një formë tjetër të aktivitetit seksual pa pëlqimin e saj gjatë vitit të kaluar.
Top Channel