Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Paketa fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan?

‘Unë kam 44 deputetë… nuk ke se çfarë të më bësh’/ Balluku-Rama, ‘sherr’ në Kryeministri?!

‘Unë kam 44 deputetë… nuk ke se çfarë të më bësh’/ Balluku-Rama, ‘sherr’ në Kryeministri?!

20:48, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në faqen e tij në Facebook një postim ku pretendon se ka ndodhur një përplasje e fortë mes kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas Çollakut, debati ka ndodhur javën e kaluar, pasi Rama i ka kërkuar Ballukut të ndikojë në largimin e rreth 20 deputetëve socialistë, kryesisht në qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës, për t'i zëvendësuar me emra të tjerë dhe për të krijuar imazhin e vetëpastrimit të Partisë Socialiste.

Por Balluku, sipas pretendimeve të publikuara nga gazetari, ka refuzuar kategorikisht kërkesën e kryeministrit, duke i kujtuar se ka mbështetjen e 44 deputetëve. “Unë kam 44 deputetë, ti nuk ke më shumë se 35 të tillë. Prandaj mos u përpiq se të kthej në kohën e para zgjedhjeve të 2025. Dhe nuk ke se çfarë të më bësh asgjë. Unë nuk iki vetëm”, citohet të ketë thënë Balluku.

Postimi i plotë:

Balluku Rama "sherr" në Kryeministri?!

Duket se numri 1 dhe numri 2 në PS dhe qeveri nuk janë sanksionuar se cili turn është njëri dhe cili tjetri vendimmarrës.

Balluku apo Rama?!!

Një "përplasje" verbale në Kryeministri mes kryeministrit dhe zëvëndës së tij tashmë të pandehur thuhet se ka ndodhur mesjavën e shkuar.

Burime brenda katit të debatit, thonë se tonet kanë qenë fort të larta.

Mësohet se Rama ka kërkuar ndikimin e zëvëndeses së tij që rreth 20 deputetë me cene, të vetëlargohen. Të dorëhiqen. Kjo për të sjellë të tjerë edhe anonimë mbase edhe me më pak ose pa ngarkesa penale apo imazhi. Për të përcjellë kështu mesazhin, se po vetëpastrohet partia. Kryesisht në qarqet Fier, Elbasan, Durrës. Por Balluku ka reaguar ashpër. Refuzimi i saj ka qenë radikal.. në asnjë mënyrë nuk ka pranuar. Mësohet të ketë thënë se unë kam 44 deputetë, ti nuk ke më shumë se 35 të tillë. Prandaj mos u përpiq se të kthej në kohën e para zgjedhjeve të 2025. Dhe nuk ke se çfarë të më bësh asgjë. Ta kam thënë njëherë. Unë nuk iki vetëm.. Dhe atë që dua do ta marr.. Historia nuk përsëritet..

Ndoshta kjo javë ka sjellë edhe veprime të nxehta mes grupit socialist…

Debati mes deputetëve dhe funksionarëve socialistë rilindas, duket se ka zbritur në SPAK, ku dueli do të sjellë viktima në një anë dhe amnisti në tjetrën??!

Beteja sapo ka nisur…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco