Komediani dhe shkrimtari i njohur britanik David Walliams, i njohur ndërkombëtarisht për librat e tij për fëmijë dhe programet televizive, është përfshirë në një skandal pas publikimit të një hetimi gazetaresk, që e akuzon për ngacmim seksual dhe sjellje të papërshtatshme ndaj vajzave të mitura dhe grave të reja.
Si pasojë e akuzave, transmetuesi publik britanik BBC, ka nisur të ndërpresë nga platformat e tij, disa programe ku shfaqet Walliams, ndërsa ka njoftuar se po shqyrton të gjithë përmbajtjen televizive që përfshin ose është shkruar prej tij.
Akuzat u bënë publike sot, pas një hetimi trevjeçar të përbashkët të “ITV News” dhe gazetës “The Guardian”, i cili përfshiu dëshmi të disa grave, që pretendojnë se autori kishte përdorur famën dhe ndikimin e tij për të krijuar marrëdhënie me vajza dhe gra të reja, disa prej të cilave ishin ende adoleshente.
Ad
Një nga gratë e intervistuara, pretendon se është njohur me Walliams kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe se ai kishte nisur ta kontaktonte përmes rrjeteve sociale.
