Inside Story/ Diploma pa vlerë! Universitetet shpenzuan 103 milionë euro por… ja shifra qesharake për kërkimin shkencor Gëzimi udhëton çdo ditë nga Tropoja, për të qëndruar pranë së ëmës 80-vjeçare të shtruar në spitalin e Gjakovës. E moshuara pësoi një problem në zemër. Fillimisht, iu drejtuan spitalit të Bajram Currit ku edhe ka vendbanimin.
Por mungesa e kapaciteteve ekzaminuese bënë që vetë spitali i Tropojës ta transportonte drejt spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. Ajo është shtruar në repartin e kardiologjisë ku i është nënshtruar një sërë ekzaminimesh radiologjike për të përcaktuar diagnozën.
“Nga bjeshkët në spitalin e Tropojës dhe nga atje direkt në Gjakovë…Këtu shërbimi është perfekt, jemi shumë të kënaqur”, u shpreh Gezim Cela.
Gëzimi rrëfen se mjekët e spitalit të Tropojës bënë aq sa mundën, por mungesa e infrastrukturës spitalore e vështirëson punën e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve.
“Unë jam shumë mirënjohës, bënë aq sa mundën, më thanë ne nuk bënin dot një analizë dhe na sollën në Gjakovë”, u shpreh Gëzim Cela.
Në fillim të muajit shtator 2026, kur “Inside Story” vizitoi spitalin e Gjakovës, vetëm në repartin e kardiologjisë ndodheshin të shtruar 7 pacientë nga Shqipëria. Herë për shkak të largësisë e herë për shkak të kapaciteteve të kufizuara të spitaleve, mijëra pacientë nga veriu i Shqipërisë udhëtojnë drejt spitaleve të Kosovës për tu trajtuar.
Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë ka hapur dyert prej vitesh për pacientë nga Shqipëria. Atij përgjithësisht i drejtohen pacientët nga Tropoja dhe Hasi. Ndërsa ata të Kukësit shkojnë më së shumti në Prizren.
Sipas drejtorit të spitalit, Hilmi Shala, kjo situatë ka filluar që gjatë pandemisë së Covid -19, kur lëvizjet drejt Tiranës ishin të kufizuara. Vetëm për 9 muajt e parë të këtij viti u kanë ardhur në ndihmë rreth 4 mijë pacientëve nga Shqipëria. Gjithçka u ofrohet falas, pa pasur nevojë për sistem referimi dhe asnjë pagesë.
“Nga janari deri më 31 gusht spitali ka ofruar një numër të konsiderueshëm shërbimesh për pacientë nga Shqipëria, një total prej 4 mijë pacientësh kanë marrë shërbime ambulatore, 418 janë shtruar dhe kanë kryer 64 operacione… Ne kemi shëndetësi falas dhe i kemi hapur dyert për shqiptarët, janë vëllezërit tanë’ u shpreh Hilmi Shala.
Në raste kur ka nevojë për trajtim më të specializuar se ato që ofron spitali i Gjakovës, mjekët e këtij institucioni shpjegojnë edhe rrugën që ndjekin…
“Vijnë se në Shqipëri i kanë kapacitet më të kufizuara, nëse ai dëshiron të vazhdojë trajtimin në Kosovë e dërgojnë në spitalin që e ofron, e nëse do të vijojë trajtimin në Shqipëri e nisim me autoambulancë drejt Shqipërisë”, u shpreh mjeku i urgjencës.
Gjatë 9 mujorit të parë të këtij viti ky spital ka ofruar për pacientë nga Shqipëria 390 seanca dialize, të gjitha pa asnjë pagesë. Por nëse një pacient nga Kosova ndodhet në Shqipëri dhe ka nevojë për një seancë dialize, atëherë ai duhet të paguajë rreth 12 mijë lekë për seancë.
“Ka pasur një kërkesë na qeveria e Kosovës për t’ua mundësuar falas paceintëve nga Kosova hemodializën, që më pas t’ia paguajë koston qeveria e Kosovës, por pala shqiptare nuk ka pranuar”, u shpreh Hilmi Shala.
Mungesa e mjekëve, kapacitet e kufizuara në diagnostikim dhe imazheri si dhe largësia nga spitalet e Tiranës, janë disa nga arsyet që pacientët e Shqipërisë po zgjedhin Kosovën për tu trajtuar. Arkitektura e sistemit spitalor publik, përbëhet nga 41 spitale, të organizuara në tri nivele: 6 spitale të nivelit terciar.
Top Channel