Mori mbi 18 mijë vota në Elbasan, Sara Mila pyetet për dyshimet mbi ndihmën ekonomike gjatë fushatës zgjedhore

11/11/2026 18:42

Si një e hetuar për krim zgjedhor, deputetja socialiste Sara Mila dha shpjegime para një hetuesi të Byrosë Kombëtare të Hetimit për afro 40 minuta.

E votuar me mbi 18 mijë vota në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025, Mila u pyet nga SPAK në cilësinë e deklarueses.

Vepra penale për të cilën po kryhen hetime është ajo e korrupsionit në zgjedhje, dhe që bazohet tek një fraksion i ndarë, që hedh dyshime mbi zgjerimin e listës për ndihmë ekonomike nga nëntori 2024 deri në prill 2025.

Një skemë e cila ka dyshime se u zbatua në shkëmbim të votës dhe që ngre pikëpyetje mbi veprimet e nëpunësve të Shërbimit Social, veçanërisht në komunën Gjocaj. Pa avokat në krahë, Mila i shmangu përgjigjet.

 

 

 

Top Channel