Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, funksionon qeverisja dhe kontrolli mbi administratën shtetërore.
I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Murrizi pretendoi se Rama e drejton qeverinë përmes urdhrave të drejtpërdrejtë, duke anashkaluar ministrat dhe duke komunikuar personalisht me drejtorët e përgjithshëm.
Sipas tij, ministrat kanë frikë të marrin përgjegjësi dhe ua delegojnë firmat zëvendësve, ndërsa vendimmarrja reale, siç pretendoi ai, përqendrohet në duart e kryeministrit.
Ai komentoi gjithashtu situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke ngritur pikëpyetje mbi punësimet në administratën e Bashkisë së Tiranës dhe ndikimin e tyre elektoral.
Murrizi tha se mijëra persona janë të punësuar në strukturat që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe se mbetet për t’u parë nëse këto punësime do të ndikojnë në qëndrimet politike në zgjedhjet e ardhshme.
Duke folur për raportin mes Ramës dhe Veliajt, demokrati hodhi dyshime se përplasja mes tyre mund të jetë pjesë e një strategjie politike, ose një mënyrë për të rritur pazarin në negociatat mes palëve.
“Rama këtë stilin e dardhave pas shpine e ka kollaj ta shesë…Rama qeveris me urdhër drejtpërdrejtë me drejtorë…Rama merr 30 drejtorë të përgjithshëm i merr vetë në telefon… Ministrat sa shkojnë në zyrë ia delegojnë që të firmosin zëvendëset se kanë frikë. Ai qeveris duke ngritur në piedestal pjesën më të pistë…
Veliaj sa kohë ka firmën ka 12 mijë punëtorë në punë, nuk ka shpi që nuk ka dy të punësuar…por ka punësime elektorale dhe sa këto do to qëndrojnë besnik me zgjedhjet e 9 majit do e shohim…Mendoj që në zgjedhje do nxjerrë një kandidat për ta çuar deri në fund luftën, ose është presion falso për të ngritur pazarin, dhe ky është sinjali i parë…Sa kohë që kanë ngrënë gjellë të prishur në të njëjtin tas të qelbur çfarë nuk ndodh me këto. Sikurse ke shumë marrëveshje paraprake për gjobat që Rama iu b që Rama iu vë….I thotë shko në Strasburg do marrësh 500 mln euro, i ndajnë apo jo është tjetër punë”, shtoi ai.
