Lajmi i fundit

PLUG/ Përgjimi i ri i Ron Yeffet:Duhet të jemi shumë të qetë dhe të kujdesshëm

VIDEO/ Ermal Nufi sulmoi emisionin Plug, por refuzon të bëjë transparencë për KAYO

21:43, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deri më sot emisioni Plug ka kryer një transparencë të plotë mbi aferën KAYO ose siç e quan Ron Yeffet, koncepti KAYO, por dhe kompanitë bija si Timak Defence dhe AAT.

Sigurisht kemi ballafaquar dhe deklaratat publike të Ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi, administratorit të KAYO, Ardi Veliu më atë çka është e shkruar e zeza mbi të bardhë jo vetëm sa i përket kuadrit ligjor të qëndisur për Ron Yefet mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, por dhe me thëniet e këtij të fundit në audopërgjimin e publikuar nga ish-zv. Kryeminisri Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, audiopërgjim i pranuar tashmë dhe nga pala Ukrainase.

Në kuadër të transparencës, profesionalizmit dhe interesit public, për saktësimin e shumë të dhënave, emisioni Plug që prej fillimit të muajit tetor i ëhstë drejtuar me kërkesa për informacion disa institucioneve si Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, Dretyorisë së përgjithshme të trasportit Rrugor, Kompanisë Advance Arms Tecnologies. Edhe pse në shkelje të plotë të afateve ligjore të përcaktuara në ligjin “Për të drejtën e informimit”, këto institucione vazhdojnë të rrefuzojnë të përgjigjen. Në datën 2 nëntor, pas reagimit emocional të ministrit Ermal Nufi, emisioni PLUG i është drejtuar me të tjera kërkesa përinfomacion këtyre dhe të tjera institucioneve, përfshi edhe vetë Ermal Nufin, e deri më sot, përgjigjet e marra janë ironitë me nxjerrje sysh e qorra të etiketuar nga një shtetar si Ermal Nufi.

Ndërsa transparencën dhe sqarimin e opinionit publik, e cilëson si një angahzim të dorës së dytë, më datën 6 nëntor, Ermal Nufi do të fliste në Komisionin e Sigurisë, aty ku duhet të diskutonte se ku do të shkoninin miliardat e mbrojtjes në buxhetin e vitit 2027. E duket se për vitin e ardhshëm pjesën e luanit në sektorin e mbrojtjes do te thithi sërish Ron Yeffet, ndaj dhe sqarimi për Kuvendin duhet të ishte shterues. Nufi u pyet se sa fonde publike ka përfituar shoqëria KAYO dhe kompanit Timak Deffence, AAT, MKD deri më sot dhe sa janë planifikuar për vitin 2027. Sigurisht Ermal Nufi bëri disa pirueta duke mos dhënë jo vetëm përgjigje, por akuzoi sërish SYRI TV se kishim dhe retorikë antikombëtare, sepseee, po u tregonim qytetarëve se ku po shkojnë dhe sip o përdoren paratë e taksave të tyre.

Sigurisht Rilindja e Edi Ramës dhe mëkëmbësit e tij do vazhdojnë të shprehen se po mendojnë për të mirën e kombit si kur abuzojnë me fondet, si kur miratojnë VKM antikushtetuese që Timak Defence të marrë fonde publike pa tender apo si kur vendosin ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s në duart e një individi të akuzuar për mashtrim me miliona dollarë fonde. Sa për ne mediat do vazhdojmë të bëjmë punën tonë dehe pse Roni apo shokët e Ronit do të dëshironin që në të mos e bënim.

Emisioni Plug dhe Syri Tv nuk ka se si të mërzisë Ron Yeffet, duke bërë transparencë, të cilën duhet që vetë Yeffet ta bënte teksa merrte paratë e shqiptarëve, apo zyrtarët duhet të sqaronin opinionin publik se kujt po ja jepnin paratë e tyre. Por duket se dalja në media e kësaj afere i rrezikonte seriozisht personazhet e përfshira, e duket se ky ishte një prej shqetësimeve të vetë Ron Yeffet, që denoncimin e tij si të përfshirë në afera e kishte kaluar edhe herë të tjera në periudha të ndryshme të jetës, si në SHBA apo edhe vendet afrikane ku shumë më herët kishte tentuar të zbatonte këto skema, por pa sukses. Sot emisioni PLUG do të publikojë ekskluzivisht një tjetër pjesë të përgjimit, kur Ron Yeffet flet pikërisht për mediat, të cilave sipas po të njëjtës linjë Ermal Nufi i kërkon tu mbylli sytë duke i cilësuar Qorra e tu mbylli gojën, pasi shqetësohet miku izraelit i kryeministrit.

Siç e dëgjuat Ron Yeffet ishte shumë i shqetësuar për mediatizimin e kësaj çështjeje dhe jo pa të drejtë. Trafikimi i armëve nga kompani shtetërore ose kompani ku aksioner është shteti Shqiptar një vend anëtar i NATO-s, do të hapte jo vetëm një skandal ndërkombëtar por do na rrezikonte dhe antarësimin në këtë aleancë. E të njëjtin shqetësim, siç në këtë audiopërgjim, e gjejmë të artikuluar edhe nga Ministri Ermal Nufi, pro në këtë rast është edhe më pak i sinqertë nga vetë Yeffet. Teksa izraeliti i akuzuar për mashtrim e zhvatje në SHBA, dhe i larguar nga vende afrikane nën akuzat publike si i përfshirë në skema korruptive, kërkon që të bëhet kujdese me mediat për të mos u zbuluar, Ermal Nufi përdor strategjinë e shefit të tij politik, Edi Ramës, që transaprencën dhe informimin publik ta cilësojë Syri Qorr, apo duke i akuzuar mediat dhe gazetarët si antikombëtar dhe investigimet ti etiketojë si filma dhe dashakeqe. Por tashmë kjo sjellje e një qeverisje të ndërtuar mbi propagandën dhe praktikave Oruelliane, nuk do të ndal investigimin e emisionit Plug dhe misionin për tu thënë qytetarëve të vërtetën. Të vërteta që në pjesën më të madhe të tyre janë përkthyer në dosje hetimore nga SPAK. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco