PLAS NË PS? Debat i ashpër mes Ramës dhe Belës në Kryeministri

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.11.2026, 22:10

Një përplasje e fortë verbale raportohet të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar brenda ambienteve të Kryeministrisë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Prapaskenat e sherrit: Urdhri për djegien e 20 mandateve

Sipas pretendimeve të bëra publike në media, shkak për këtë përplasje me tone të ashpra është bërë një kërkesë e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama ndaj Ballukut.

  • Kërkesa e Ramës: Pretendohet se kryeministri i ka kërkuar Ballukut të përdorte ndikimin e saj te rreth 20 deputetë socialistë për t'i bindur ata të dorëzonin mandatet parlamentare.

  • Qarqet në fokus: Kjo lëvizje prek kryesisht deputetët me problematika ligjore apo me problem imazhi në qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës.

  • Qëllimi: Rama synonte të përcillte një mesazh publik "vetëpastrimi" brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Rezistenca e Ballukut: "Nuk largohem e vetme"

Sipas mediave, ish-zv.kryeministrja e ka kundërshtuar kategorikisht planin e Ramës, duke pretenduar se varet nga mbështetja reale që gëzon brenda grupit parlamentar socialist.

Gjatë debatit të ashpër, Balluku mësohet se i është drejtuar kryeministrit me tone sfiduese, duke i bërë të qartë se nuk pranon të diktohet prej tij dhe se nuk ka ndërmend të largohet e vetme nga skena politike.

Përplasja e raportuar nga mediat, nxjerr në pah krisjet e para të forta brenda mazhorancës, në një kohë kur balancat politike dhe menaxhimi i grupit parlamentar mbeten nën tension.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit