VIDEO-Dështimi i tenderave në Ukrainë/ Si TIMAK përfitoi miliona euro nga buxheti shtetit

21:47, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Meqenëse mediat tashmë u përfshinë, e po ua tregojnë qytetarëve, do tju sugjeronim që të mos zgjidhni si strategji sulmimin e lajmësit, por ta përdorni lajmësin për të përcjellë edhe ju të vërtetat tuaja!

Ndaj edhe një apel drejtuar z. Nufi! Edhe pse refuzon përgjigjen e pyetjeve që ju janë dërguar, sërish ekrani i Syri TV është i hapur për ju. Që ato që ju pretendoni se janë filma apo nuk janë të vërteta tua thoni shqiptarëve nga kjo studio, ama vetëm sigurohuni, që të nesërmen të mos ndryshoni qëndrim, se deklaratat tuaja janë keqkuptuar, siç në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë!

Deri më sot ju kemi treguar prova ku në qendër të gjithë skemës është izraeliti Ron Yeffet, pasi ai është personazhi që qëndron në krye të skemës Kayo. Por sot do ju sjellim të tjera fakte që tregojnë, se abuzimi me fondet publike, kanë nisur që kohë më parë, e të përfshirë janë bashkpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës. 

Javën e kaluar e ndalëm investigimin tonë të dokumentat shtetëror që përdorte kompania Timak për të fituar tendera në Ukrainë.

Në korrik të vitit 2025, TIMAK SHPK e Arjeta Pucës do të guxonte të aplikonte për të përfituar tender edhe ne Ukrainë. Sipas të dhënave në faqen e prokurimeve publike të Ukrainës të cilat po i publikojmë eskluzivisht sot kjo shoqëri aplikoi dhe u skualifikua ne procedura tenderuese atje parandaj dhe në janar të vitit 2026 sipas audio përgjimeve Roni u kërkonte bashkëpuntorëve Ukrainas që të themelonin dhe atje një KAYO që ti merrte tenderat pa garë se në garë nuk plotëson asnjë kriter.

Plug analizoi dokumentacionin e depozituar nga TIMAK, në 2 tendera në Ukrainë, për funizim me mjete kuptohet qartë, që TIMAK nuk plotëson kriteret e kërkuara që lidhen me certifikimin, eksperiencën dhe sigurinë e mjeteve. Ndaj Ron Yeffet i kërkon miqve ukrainas që të marrin përsipër dhe të shmangin ligjet dhe tenderat, siç ai kishte arritur ta bënte në Shqipëri, por kjo gjë dukej e pamundur edhe përballë nevojës ekstreme për armë të Ukrainës në luftë. Por siç do ju tregojmë më pas, Shqipëria edhe pa luftë, ka anashkaluar të gjitha këto kritere që për shtetarët e Ukrainës ishin të panegociueshme përballë forcës së ligjit.

Bazuar në dy procesverbalet zyrtare të Shërbimit Shtetëror të Ukrainës për Situatat e Jashtëzakonshme, kompania "TIMAK SHPK" është skualifikuar nga dy procedura prokurimi në Ukrainë për shkak të dështimit total në dorëzimin e dokumentacionit bazë teknik, ligjor dhe financiar të kërkuar.

Vendimet janë marrë, respektivisht më 04 Gusht 2025  dhe më 02 Shtator 2025.

Shkaqet e skualifikimit ishin thelbësore:

1. Mungesa e Përshkrimit të Detajuar Teknik të Automjeteve

2. Mungesa e Certifikatave të Konformitetit për Blindimin dhe Mbrojtjen

3. Mungesa e Deklaratës së ID-së së Mallit ose Certifikatës së Origjinës

4. Mungesa e Certifikatave të Tipit të Mjetit dhe Kodit të Prodhuesit

5. Mosdorëzimi i Garancisë Bankare (Sigurimi i Ofertës)

Për shkak të këtyre mungesave kritike, autoriteti kontraktor ka aplikuar pikat ligjore të rregullores së prokurimeve në kohë lufte në Ukrainë: 1. Refuzim sepse oferta nuk përputhet me kushtet e specifikimit teknik për objektin e prokurimit.

2. Refuzim sepse oferta nuk përputhet me kërkesat e përgjithshme të vendosura në dokumentacionin e tenderit.

Pyetja që shtrohet është se si ka mundësi që kjo kompani që nuk ka asnjë certifikim të mjeteve ka lidhur kontratë për furnizimin e ushtrisë shqiptare me makina ushtarake dhe sisteme antidron për të cilat deri me sot ka përfituar jo pak por 30 milion euro pagesa. Në vijim PLUG do të vazhdojë investigimin jo vetëm për mungesën e certifikimit të këtyre mjeteve ushtarake por dhe të tenderave të tjerë që kompania TIMAK ka përfituar që nga viti 2017 nga disa bashki në vend për mjete që i importonte të përdorura e shiste këtu si prodhim MADE IN ALBANIA. TIMAK nisi si projekt i ambicies së Arjeta Pucës dhe njohjeve të saja me eksponent të PS në Kombinat e përfundoi si leva e Ramës në projektin super korruptiv të zhvillimit të industrisë tonë të mbrojtjes KAYO.

Pikërisht në këto tendera, zbulojmë se Arjeta Puca kishte akses deri në dokumentet e brendshme të qeverisë, në një kohë që edhe vetë anëtarët e Këshilit të Ministrave nuk kihsin marrë ende dijeni. Dokumenti skandaloz,  u përdor nga Arjeta Puca për tenderat në Ukrainë. Timak deklaron në Ukrainë se ka në përdorim një magazinë një magazinë 22.000 m2.

Më poshtë është planimetria e magazinës për prodhimin e të gjitha superstrukturave të automjeteve që lidhen me zbatimin e projektit UA-2025-06-30-009743-a.

Ky objekt është përzgjedhur për përshtatshmërinë e tij strategjike për të mbështetur logjistikën efikase, magazinimin e sigurt dhe lehtësinë e aksesit.

Dokumenti mban firmën e Arjeta Puca dhe datën 13 korrik 2025. Bashkëlidhur gjendet dhe dokumentacioni pronësor i kësaj magazine. Por siç duket edhe nga dokumentet zyrtare të shtetit shqiptar, kjo pronë nuk ishte në pronëse ti Timak dhe Arieta Pucës, por në pronësi të KAYO-s. Kjo përforcohet edhe nga fakti, se EdI Rama kishte vetëm pak javë që me VKM të posaçme e kishte kaluar nga pronësia e Ministrise së Ekonomisë dhe administrim të Bashkisë Tiranë, në pronësi të KAYO-s. Pra Puca deklaron se për këtë projekt do të përdorë një magazinë në pronësi të shtetit shqiptar. Plug analizoi dhe më tej për këtë pasuri dhe rezultoi se në datën 12 mars të vitit 2025 Këshilli i Ministrave e transferoi këtë pasuri nga Bashkia Tiranë te KAYO.

Vendimi është i qartë kjo pasuri nuk mund të tjetërsohet apo të ndryshojë destinacionin e përdorimit dhe KAYO e ka të ndaluar të jap me qëra apo në përdorim prona të subjekte private qe nuk janë bija të saja.

Prandaj pyetja që lind është ku i gjeti Arjeta Puca këto dokumenta dhe kur?

Ne analizuam dhe më tej dokumentat pronësore dhe ato mbajnë vula të njoma mbi ato fotokopie por mbi të gjitha në njërën nga faqet përftojmë disa të dhëna interesante. Siç shihet në pamje ky dokument është fotografi e bërë nga dikush dhe mban datën 27.02.2025 dhe i është dërguar Ajreta Pucës në e-mail siç kuptohet dhe nga linku në fund të fotografisë.

Data 27.02.2025 është vetëm 2 javë para se të miratohej VKM, pra këto dokumenta janë marrë o nga Këshilli i Ministrave ose nga propozuesi i VKM që ishin 3 ministra. Pirro Vengu, Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhe, por i mbetet SPAK të gjejë se nga cili e-mail i janë dërguar Arjeta Pucës, të dhënat i ka të sakta në foton e dokumentit dhe do mjaftonte vetëm një letër porosi, gjithmonë nëse do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Në kohën kur Ukraina skualifikonte Timakun e Arjeta Pucës, ende pa dal në skenë Ron Yeffet, në Shqipëri plotësimi i kriterëve nuk ishte problem. Teksa kryeministri Edi Rama dhe enturazhi i tij kishte nisur promovimin e krijueses së Shotës, Arjeta Puca thithte miliona euro nga fondet e taksapaguesve shqiptarë, për mjete që edhe sot mbeten të dyshuara nëse i plotësojnë kishtet teknike, për të cilat i refuzoi Ukraina në luftë.

Në vitin 2016, kur dhe u themelua kompania TIMAK nuk deklaron të ardhura, ndërsa në vitin 2017deklaron 100.000 euro faturim dhe 30.000 euro fitim. Numri i punonjësve rezulton të jetë veç 1. Vlera e pajisjeve që ka kjo kompani është 9.000 euro që do të thotë se TIMAK thjesht ka importuar ose blerë mjete nga subjekte të tjerë, pasi nuk ka as pajisje, as punonjës e as kapital për këto prodhime. Po në bilanc shprehet se kompania ka 70.000 euro detyrime ndaj ortakëve. Në vitin 2018 kjo kompani 10 fishon shitjet pasi tashmë janë në vlerën 1 milion euro dhe fitim 300.000 euro. Numri i punonësve është 3, pra ende flasim për një kompani që blen dhe shet mjete dhe nuk prodhon mjete. Në vitin 2019 faturimi është 620.000 euro dhe fitimi 280.000 euro. Në bilancin e vitit 2020 përftojmë të dhëna intersante pasi deklarohen 700.000 euro të ardhura të paarkëtuara nga klientët ku kryesisht janë ENETE SHTETËRORE. Të ardhurat për vitin 2020 dhe pse vit pandemik janë 1.4 milion euro dhe fitim 80.000 euro.

Në vitin 2021 pas largimit të ortakut Apostol Papa bie dhe faturimi në vlerën 200.000 euro dhe fitim 10.000 euro.

Në vitin 2022 të ardhurat janë në vlerën 630.000 euro dhe fitim 30.000 euro. Gjatë këtij viti shpenzimet për paga janë shumë të ulta që tregojnë se ka patur vetëm 1 punonjës.

Në vitin 2023 faturimi shkon në vlerën 2.8 milion euro dhe fitim 340.000 euro, një rritje galopante edhe pse vazhdon të ketë 1 punonjës që tregon se këto mjete ose importohen dhe nuk prodhohen ose importohen dhe modifikohen këtu me punonjës të padeklaruar nga shoqëria TIMAK.

Pra duket qartë që kjo kompani ndër vite nuk ka patur as infrasttrukturë, as punonjës, por i ka mjaftuar veç propmovimi publik personalisht nga Edi Rama dhe kontaktet me njerëz të afërm të tij, për të thithur miliona euro nga buxheti i shtetit nëpërmjet një kompanie, që kishte veç një punonjës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco