Berisha rikthehet, Manaj në krye të sulmit, Maran ka vendosur, kjo është Shqipëria që kërkon fitoren! Kjo e enjte do të jetë një ditë historike për Harry Kane dhe për të gjithë futbollin anglez. Përpara fillimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, kapiteni i Tre Luanëve dhe sulmuesi i Bayernit do të prezantojë para tifozëve në Wembley, Topin e Artë.
Por jo vetëm kaq, për 33 vjeçarin do të ketë edhe një homazh të dytë, pasi sulmuesi do të jetë futbollisti me më shumë ndeshje me kombëtaren e Anglisë, 126 të tilla, 1 më shumë se portieri Peter Shilton që e ka kapur këtë shifër në 1990. I shfaqur përpara medias këtë të mërkurë, Harry Kane foli për rekordin e tij.
‘Pa dyshim është një nga arritjet më të mëdha të karrierës sime-tha sulmuesi-tregon për vazhdimësinë në nivelin më të lartë dhe arritja e këtij numri të ndeshjeve me kombëtaren është prova e asaj që theksova gjate fjalimit tim në ceremoninë e Topit të Artë; dedikimi’.
Harry Kane nuk ka qenë kurrë nga ata që bëjnë bujë për veten, por pasi theu rekordin e golave të ëayne Rooneyt me kombëtaren angleze (53 gola në vitin 2023), ai e ka çuar tashmë shifrën në 91 gola, duke u renditur mes futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Anglisë. E gjithë kjo, ndërkohë që kombëtarja angleze vazhdon të presë prej kohësh fitimin e një trofeu madhor në nivelin e ekipit përfaqësues.
Peter Shilton do të jetë i pranishëm të enjten në homazhin për Harry Kane që debutoi me Anglinë në 2015 me ndeshjen ndaj Lituanisë i aktivizuar si zëvendësues. Shënoi vetëm 1 minutë pas hyrjes në fushën e lojës, por tani pas ekzekutimit të himneve dhe thyerjes së rekordit, sulmuesi i Bayernit të Mynihut do të përqendrohet te objektivi i radhës.
‘Të shkoj në 100 gola me Anglinë është një tjetër objektiv që do të tentoj ta arrij sa më shpejt të jetë e mundur-shtoi Kane që sezonin e kaluar shënoi 73 gola në 65 ndeshje me Bayernin dhe Tre Luanët-në këtë moment ndihem mirë, kështu që shpresoj të luaj edhe për më shumë vjet për të parë se çfarë mund të arrij më shumë. Ëndrra ime më e madhe është të fitoj një trofe të rëndësishëm me Anglinë. E di që është e vështirë, kështu që jam akoma më shumë i motivuar për ta realizuar’.
Top Channel