Zelensky shpreson për përparim drejt paqes me Rusinë deri në fund të vitit: rol kyç do të ketë qasja e SHBA-së ndaj Moskës

Ukraina synon të shënojë përparim konkret në bisedimet për t’i dhënë fund luftës me Rusinë para mbylljes së këtij viti, tha presidenti Volodymyr Zelensky. Ai nënvizoi se ecuria do të varet nga mënyra se si Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë dialogun me Moskën.

Zelensky foli të mërkurën në Dublin, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Irlandës, Micheál Martin. Deklaratat erdhën pas dy ditësh negociatash mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në Abu Dhabi, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, raporton Reuters.

Të lidhura

None found

Presidenti ukrainas tha se, megjithëse vendi po përballet me sulme masive, Kievi do të bëjë çmos për të arritur rezultate deri në fund të vitit. Ai shtoi se shumëçka do të varet nga formati i bisedimeve që palët amerikane dhe ruse do të zhvillojnë të nesërmen. Sipas Zelenskyt, edhe amerikanët duket se e dëshirojnë arritjen e një rezultati këtë vit, duke pasur parasysh zhvillimet aktuale.

Takimet në Abu Dhabi ishin të parat që prej muajit shkurt. Ato përfunduan me marrëveshje për një shkëmbim të rëndësishëm të të burgosurve të luftës, por nuk u bë e ditur ndonjë përparim i madh konkret drejt përfundimit të konfliktit.

Pas bisedimeve, të dërguarit e presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të shkojnë në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Më pas, ata do të zhvillojnë takim me Zelenskyn në Dublin.

Kushner e përshkroi raundin e Abu Dhabit si një “hap të parë të mirë”, por pranoi se palët nuk kanë besim te njëra-tjetra.

Negociatori ukrainas David Arakhamia tha se bisedimet ishin të vështira, pasi rusët kishin mbërritur me “udhëzime të rrepta”. Megjithatë, ai vlerësoi se ishte krijuar një “momentum i mirë” për të gjetur zgjidhje deri në fund të vitit.

Negociatori kryesor rus, Vladimir Medinsky, deklaroi në televizionin shtetëror se pas takimeve marrëveshja e paqes dukej më pranë. Ai shtoi se rezultati do të varej në masë të madhe nga Ukraina dhe qëndrimi i Shteteve të Bashkuara.


Shtuar më 11.11.2026 22:49

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet