Këto janë pamjet dramatike nga Gaza, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur disa pjesë të vendit, duke u vështirësuar edhe më tej jetën palestinezëve të zhvendosur. Sipas Ministrit të Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez, mbi një milion persona të zhvendosur janë në gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pa strehim të sigurt. Tashmë, edhe kampet e tyre me tenda janë në rrezik. Pamjet e publikuara nga Rripi i Gazës tregojnë përmasat e katastrofës. Kampi i refugjatëve, në pjesën qendrore bregdetare të enklavës, është pushtuar nga uji, ndërsa balta ka mbuluar gjithçka.