Samiti i NATO-s në Tiranë konfirmohet, ministri Nufi sqaron: Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar nga POLITICO, duke dhënë sqarime për deklaratën e tij mbi organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë.

Sipas Nufit, fjalët e tij janë shkëputur nga konteksti, duke krijuar një perceptim të pasaktë se Shqipëria mund të ketë propozuar shtyrjen ose zhvillimin online të Samitit.

Të lidhura

None found

Ai nënvizon se përmendja e një takimi virtual kishte të bënte vetëm me mënyrën se si liderët e vendeve aleate mund të diskutojnë dhe përcaktojnë datën e Samitit. Ndërkohë, përgatitjet për pritjen e tij në Tiranë kanë nisur tashmë.

Sqarimi i plotë i ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi:

“Në lidhje me artikullin e publikuar sot nga POLITICO, dëshiroj të sqaroj se deklarata ime është paraqitur jashtë kontekstit, duke krijuar një ide të gabuar për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë.

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, në zbatim të vendimit të marrë nga Aleanca. Shqipëria ka filluar përgatitjet për organizimin dhe pritjen e tij.

Gjatë përgjigjes ndaj pyetjeve të gazetarit për datën e Samitit, sqarova se vendosja e saj është në kompetencën e liderëve të vendeve aleate. Ata mund ta diskutojnë dhe ta caktojnë datën edhe nëpërmjet një takimi virtual, pa pasur nevojë të mblidhen fizikisht vetëm për këtë çështje.

Përmendja e një takimi virtual i referohej vetëm procesit të vendimmarrjes për datën dhe nuk lidhej në asnjë mënyrë me zhvillimin online të vetë Samitit.

Pas përcaktimit të datës nga Aleanca dhe njoftimit zyrtar prej NATO-s, ajo do të bëhet publike.

Dua ta bëj të qartë: Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen dhe as zhvillimin virtual të Samitit të NATO-s. Ne po përgatitemi ta presim atë në Tiranë, në përputhje me vendimin e aleatëve.

Çdo interpretim tjetër i deklaratës sime nuk përputhet me atë që kam thënë dhe as me qëndrimin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.”


Shtuar më 11.11.2026 23:37

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet