Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove nga një person në Gjakovë

Aktakuzë dhe burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me shtatë vjet burgim dhe 500 euro gjobë një person me inicialet A.M., i shpallur fajtor për veprën penale të grabitjes.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri akuzohet se më 1 qershor 2026, rreth orës 17:50, prapa këndit të lojërave në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, në bashkëpunim me dy të mitur, ka grabitur çantën e një personi me inicialet E.B.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i pandehuri fillimisht kishte lënë takim me viktimën dhe, pasi ishin takuar në vendin e caktuar, i ishte afruar duke e kapur nga qafa çantën që mbante me vete, ndërsa në dorë kishte një thikë.

Gjatë përleshjes, A.M. dyshohet se e kishte goditur viktimën disa herë në krahun e majtë me dorezën e thikës, më pas ia kishte prerë rripin e çantës dhe ia kishte marrë atë.

Pasi kishte kontrolluar çantën, nga portofoli i viktimës kishte marrë 115 euro. 

Edhe Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë Kronikë Paraburgim ndaj një personi për grabitje dhe plagosje me thikë në Gjakovë

Më pas, së bashku me dy të miturit, e kishte goditur sërish viktimën me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Sulltan Dobraj, e shpalli fajtor të pandehurin dhe i shqiptoi dënimin prej shtatë vjetësh burgim, si dhe 500 euro gjobë.