Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Yield-et e bonove 12-mujore, tjetër rritje e lehtë në nivelin më të lartë prej shtatorit 2024

Share Share Icon

Yield-i bonove 12-mujore shënoi një rritje shumë të lehtë në ankandin e parë të muajit nëntor.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.07%, nga 3.06% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Rritja e vogël e ankandit të fundit i ka çuar yield-et e bonove në një nivel të ri më të lartë për dy vitet e fundit.

Ky është niveli më i lartë i yield-eve të bonove 12-mujore që prej shtatorit të vitit 2024.

Në këtë ankand, kërkesa e tregut u përmirësua disi dhe Ministria e Financave arriti të plotësonte të gjithë shumën e planifikuar të emetimit për herë të parë që prej muajit qershor. Nga 8 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga qeveria shqiptare, vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand arriti në 8.16 miliardë lekë. Kjo mund të shpjegojë ngadalësimin e rritjes së yield-eve krahasuar me ankandet e mëparshme.

Ministria e Financave zhvilloi edhe një ankand të bonove 6-mujore, ku nga 1 miliard lekë të shpallura për financim, vlera totale e kërkesave ishte rreth 931 milionë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 2.68%, nga 2.44% që kishte qenë në ankandin e fundit të këtyre instrumentave, në muajin gusht.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve po vijojnë një tendencë në rritje, të nisur që prej fillimit të tremujorit të dytë të vitit.

Kjo rritje mund të shpjegohet më së shumti me rritjen e inflacionit dhe pritshmëritë për norma më të larta interesi, por edhe me një ndryshim gradual të raporteve mes kërkesës dhe ofertës, veçanërisht në tremujorin e fundit të vitit.

Shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm nga Ministria e Financave (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 87 miliardë lekëve, në rritje me 9.4% krahasuar me shumën e planifikuar të huamarrjes për tremujorin e tretë dhe me 34% krahasuar me planin e huamarrjes në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa vlera neto e huamarrjes për tremujorin e tretë vlerësohet në rreth 45 miliardë lekë, praktikisht e barabartë me të gjithë huamarrjen vjetore neto të parashikuar në planin vjetor të huamarrjes.

Deri tani, Banka e Shqipërisë i ka rezistuar një rritjeje të normave të interesit. Inflacioni, për momentin, nuk ka shfaqur shmangie të forta nga objektivi i Bankës së Shqipërisë, megjithëse e ka kaluar në disa raste objektivin prej 3%.

Nga ana tjetër, vendimi për të mbajtur normën bazë në nivelin 2.5% është argumentuar pjesërisht edhe me forcimin më të lartë të lekut në kursin e këmbimit dhe me politikën fiskale shtrënguese, të karakterizuar nga suficite të mëdha buxhetore deri tani për vitin 2026.

Rritja e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë do të ndikojë gradualisht edhe në rritjen e normave të interesit të financimit për sektorin privat. Bonot 12-mujore shërbejnë si instrument benchmark për kuotimin e kredive me interes të ndryshueshëm në Lekë. Në këtë mënyrë, rritja e yield-eve përcillet automatikisht te normat e interesit të kredive dhe në vlerën e kësteve mujore të paguara nga huamarrësit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Mbështetje për biznesin në përafrimin me standardet europiane

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të...

10 hours më parë 4 Min Lexim

Turizmi apo dhomat plot me euro?! Monedha europiane ka humbur 35% të vlerës që nga viti 2016

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut turistik ka përfunduar prej...

14 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!