Kryesore

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot, 12 nëntor 2026

07:10 - 12.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, kryesisht me intensitet të ulët. Në zonën e veriperëndimit pritet që ato të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike.

Edhe era do të jetë një tjetër element që do të karakterizojë motin gjatë ditës. Ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina mund të arrijë deri në 25 m/s.

Ndërkohë, në det pritet të ketë valëzim me forcë 4-6 ballë, ndaj kërkohet kujdes i shtuar në zonat bregdetare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.