Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona të vendit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin që në orët e para të ditës dhe fillimisht do të jenë me intensitet të ulët. Në veriperëndim pritet intensitet deri mesatar, ndërsa shiu mund të shoqërohet me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga jugu, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, ajo mund të arrijë deri në 25 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 4-6 ballë, ndaj këshillohet kujdes i shtuar në zonat bregdetare.












