Zidane nuk e përjashton rikthimin te Juventusi: Pse jo, nëse vazhdoj të jem trajner

12 Nëntor 2026
9:21
Alfred Lleshi
back button

Zinedine Zidane ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në stolin e Juventusit, skuadrës ku shkroi një pjesë të rëndësishme të historisë së tij si futbollist. I pyetur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes Itali–Francë, në “San Siro”, e vlefshme për “UEFA Nations League”, trajneri francez nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë t’i drejtojë bardhezinjtë.

“Të rikthehem një ditë te Juventusi? Pse jo, nëse vazhdoj të jem trajner. Nuk i dihet kurrë”, – u shpreh Zidane.

Deklarata e tij ka ngjallur interes, duke pasur parasysh lidhjen e veçantë që francezi ka me klubin torinez. Zidane luajti me Juventusin nga viti 1996 deri në vitin 2001, duke fituar dy tituj kampionë të Italisë dhe arritur dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Më pas, ai u transferua te Real Madridi, ku vazhdoi të shkruante historinë, fillimisht si lojtar dhe më vonë si trajner. Në stolin madrilen fitoi tri Liga Kampionësh radhazi, një arritje historike në epokën moderne të futbollit.

Për momentin, Zidane nuk ka dhënë ndonjë sinjal konkret për një rikthim në Torino, por fjalët e tij tregojnë se dera për një aventurë të dytë me Juventusin nuk është e mbyllur.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit