Reshjet e shiut që kanë përfshirë zonën e Kukësit në dy-tre ditët e fundit kanë shkaktuar rënien e një masivi shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin që lidh Rrugën e Kombit me pikën kufitare të Morinit. Rënia e gurëve në trupin e rrugës ka sjellë bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për disa minuta. Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së masivit shkëmbor nuk ka pasur automjete duke kaluar në këtë segment, duke shmangur kështu pasoja të mundshme për përdoruesit e rrugës. Ndërhyrja e firmës mirëmbajtëse, me anë të mjeteve të rënda, bëri të mundur largimin e masivit shkëmbor dhe normalizimin e qarkullimit brenda rreth një ore.