Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Më parë, Hasani ka shërbyer si këshilltare pranë Kryeministrisë. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.