Raportohen pesë raste të personave të zhdukur në raportin 24 orësh të Policisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për disa raste të personave të zhdukur në raportin 24 orësh.
Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Prizren, Suharekë, Istog e Rahovec.
Lexoni të plotë raportin policor:
Rr. Xhemajl Kada, Ferizaj, 10.11.2026-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij me të meta mentale është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.
Fsh. Lubizhdë, Prizren 26.04.1999, 1998-1999. Sektori i për Hetimin e Personave të Zhdukur, gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara kanë gjetur mbetje eshtërore të një individi. Mbetjet eshtërore janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.
Rr. Brigada 123, Suharekë 10.11.2026-20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime.
Fsh. Cerrcë, Istog 01.11.2026. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i afërmi i tij, nuk është vërejtur duke hyrë a po dalë nga shtëpia ku ai banon i vetëm. Me vendim të prokurorit është bërë hapja e derës nga zjarrfikësit, mirëpo shtëpia ka qenë e boshatisur. Rasti vazhdon të hetohet.
Rr. Hadije Spahiu, Rahovec 10.11.2026, 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tij. Me datë 11.11.2026 rreth orës 21:45 ankuesi ka njoftuar se viktimën e kishte gjetur në Spitalin e Gjakovës pasi që nuk ndihej mire me shëndet. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/






























