Music

Coachella Valley Music 2027/ Dua Lipa pritet të kryesojë me programet muzikore!

Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka publikuar listën e yjeve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2027 duke performuar albumet më të njohura dhe më të ndjekura nga publiku.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, kryeson në listën e artistëve, ndërsa lajmi ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj pas spekulimeve që dolën më herët për pjesëmarrjen e saj.

Programi muzikor do të hetë në qendër yllin e muzikës pop, Dua Lipën, Tame Impala dhe SZA.

“Mendoj se do të të shoh në shkretëtirë”, shkruan Dua në Instagram.

Edicioni i vitit 2027 do të mbahet më 9-11 prill dhe 16-18 prill, në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.

Artistët që priten të performojnë në edicionin e vitit 2027:

Madonna

Zara Larsson

Kehlani

Phoebe Bridgers

Weezer

Tië sto

Martin Garrix

Role Model

Don Toliver

Dom Dolla

Kygo

Empire of the Sun

The Neighbourhood dhe Becky G.

Pjesëmarrja e Dua Lipës shënon një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare me prezencën në një nga festivalet më të njohura muzikore.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.