Kallëzimi ndaj Irena Gjokës, Berisha pyetet në SPAK: Për tre vite nuk më kishin marrë në pyetje

Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se paraqitja e tij u bë me kërkesë të prokurorisë, në zbatim të një urdhri të gjykatës në lidhje me çështjen e Irena Gjokës.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gjyqtarja, ndaj së cilës ai është kallëzues, kishte kërkuar që të pyetej, pasi nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje gjatë tre viteve.

“Erdha me kërkesën e SPAK-ut, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i së cilës jam unë. Kishte kërkuar të pyetem, sepse si kallëzues nuk isha pyetur asnjëherë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se ky është kallëzimi i parë që ka bërë ndaj një personi gjatë gjithë jetës së tij, duke shtuar se, sipas tij, çështja nuk ka karakter personal, por synon ndëshkimin ligjor të një personi.

“Ky është kallëzimi i parë që kam bërë ndaj një personi në të gjithë jetën time. Kallëzimi nuk ka asgjë personale, por synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e një njeriu”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri Berisha, e ka depozituar kallëzimin në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka në tetor 2023, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.


Shtuar më 12.11.2026 11:11

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet