Akuzat për korrupsion në zgjedhje/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Shkrelin

12/11/2026 11:42

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Për të, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Top Channel