Bota

Zhduket 72-vjeçarja nga anija turistike në Atlantik, dyshohet se ra në det!

Një turiste britanike 72-vjeçare është zhd*kur në rrethana misterioze nga një anije turistike që po udhëtonte nga Spanja drejt Karaibeve. Autoritetet dyshojnë se e moshuara mund të ketë rënë në Oqeanin Atlantik.

Gruaja u pa për herë të fundit të hënën pasdite në anijen Marella Voyager. Alarmi u ngrit të martën në mbrëmje, pasi një punonjës konstatoi se shtrati i saj nuk ishte përdorur gjatë natës.

Ekuipazhi ndërpreu darkat dhe aktivitetet argëtuese, duke urdhëruar numërimin e rreth 2 mijë pasagjerëve dhe kontrollin e plotë të anijes. Megjithatë, 72-vjeçarja nuk u gjet.

Roja Bregdetare amerikane lëshoi një njoftim për të gjitha anijet në zonë, duke kërkuar vëzhgim të shtuar për personin e zhd*kur.

Anija, me rreth 800 anëtarë ekuipazhi, kishte përshkuar ndërkohë afro 885 kilometra nga vendi ku dyshohet se gruaja mund të ketë rënë në det. Autoritetet vendosën që ajo të vazhdonte udhëtimin drejt Karaibeve.

Kompania TUI konfirmoi zhd*kjen dhe njoftoi se po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë. Anija ishte përballur më herët me një stuhi të fortë në Atlantik, por deri tani nuk ka prova që kushtet atmosferike të kenë lidhje me ngjarjen. Identiteti i turistes nuk është bërë publik, ndërsa kërkimet vijojnë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.