Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do të mbahet seanca ndaj saj dhe kryetarit të PL-së, Ilir Meta. Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së (PL sot), përballet me disa akuza, ndër to “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe interesave private”.