Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Michael Carrick nga posti i trajnerit të ekipit të parë, duke i dhënë fund periudhës së tij në krye të skuadrës angleze.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi nga ‘Old Trafford’ ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për të ndarë rrugët me trajnerin anglez, pas një fillimi zhgënjyes të sezonit 2026/27.


Carrick ishte rikthyer në klub në muajin janar dhe arriti ta udhëhiqte Manchester Unitedin drejt pozitës së tretë në Ligën Premier në sezonin 2025/26.

Nën drejtimin e tij, skuadra fitoi 12 nga 17 ndeshjet e mbetura të kampionatit, duke grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër gjatë asaj periudhe.

Megjithatë, rezultatet jo të mira në fillim të sezonit të ri kanë bërë që drejtuesit e klubit të marrin vendimin për ndryshimin e trajnerit, me synimin për të arritur objektivat e vendosura.

Në komunikatën e tyre, drejtuesit e Manchester Unitedit kanë vlerësuar lart kontributin e Carrickut, duke e cilësuar atë si një legjendë të klubit dhe duke theksuar profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij gjatë periudhës së rikthimit në Old Trafford.

Manchester United ka bërë të ditur se synon të emërojë sa më shpejt trajnerin e ri të përhershëm, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës për vazhdimin e sezonit. /Telegrafi/