Barcelona e sezonit 2026/27 është skuadra me më shumë gola të shënuar të të gjitha Ligat e rëndësishme evropiane gjatë këtij sezoni. Skuadra e Hansi Flick ka arritur në 48 gola të shënuar në 12 ndeshje në kampionat me një mesatare prej 4 golash për ndeshje, shifra këto që e vendosin klubin katalanas përpara të gjitha skuadrave të tjera në kampionatet e tyre respektive.

Nëse Barcelona do të vazhdojë të mbajë këtë ritëm, do të arrijë të thyejë rekordin historik për golat e shënuara të Realit të Madridit të vendosur në sezonin 2011/2012 me 121 gola të shënuar në 38 ndeshje dhe në atë kohë trajneri i Los Blancos ishte pikërisht Jose Mourinho.  Por nëse vazhdon me këtë efektivitet, Barcelona do të thyejë edhe rekordet historike të secilës prej Ligave të mëdha evropiane

Në krahasimin aktual, Barcrlona lë shumë prapa efikasitetin e dy rivalëve të saj më të mëdhenj në La Liga. Reali i Madridit ka shënuar 17 gola më pak, ndërsa diferenca me Atletico Madrid është 25 gola.

Por blaugranat kanë lënë pas edhe klubet më ofensive në Evropë. Kështu Bayerni i Mynihut me 29 gola në 9 javë kampionat me një mesatare prej 3.2 gola të shënuar për ndeshje. Roma ka shënuar 31gola në Serie A, aq sa edhe Reali i Madridit, por në më pak ndeshje të luajtura, 11(2.8 gola pë ndeshje, kundrejt 2.5 të Los Blancos) me skuadrën verdhekuqe që është në vendin e tretë në kampionat

Arsenal dhe PSG, vetëm 15 dhe 22 gola të shënuar respektivisht

Në Angli, Premier League ka si skuadrën më ofensive surprizuesin Brighton që është në vendin e dytë në klasifikim, me 28 gola të shënuar në 10 ndeshje kampionat. Ndërkohë që në krye është Arsenali me 15 gola të shënuar. Ndërsa në Ligue 1, ai që komandon është PSG i Luis Enrique me 22 gola të shënuar në 10 javë kampionat dhe po kaq gola ka edhe Olympique Marseille e vendit të tretë. Duke hedhur një vështrim te Ligat e tjera në Kontinentimn e Vjetër, klubet që janë më pranë Barcelonës aktuale janë Young Boys me 41 gola në 13 javë (3,1 për ndeshje), PSV Eindhoven, me 40 gola në 12 javë ( 3,3 për ndeshje) dhe Rapid i Vjenës me 39 gola në 12 javë (3,2 për ndeshje).

128 gola  të Aston Villa në sezonin 1930-31

Në Angli, duke përfshirë epokën përpara formatit Premier League, dy klubet komandojnë që nga 1930-31, Aston Villa me 128 gola në 42 javë për ta mbyllur kampionatin si nënkampione e Anglisë dhe Manchester City i Pep Guardiolës me 106 gola të shënuar në 2016/17  me Kun Agueron me 21 gola, Raheem Sterling me 18 dhe Gabriel Jesus me 13 gola si shënuesit më të mirë.

Në Itali, përpara se kampionati të quhej Serie A, Torino që fitoi kampionatin në 1947-48, mbetet skuadra që ka shënuar më shumë gola në histori me 125 gola në 40 ndeshje ku shënuesi më i mirë ishte Valentino Mazzola me 25 gola.

Në Bundesligën gjermane, rekordi është më i freskët dhe atë e ka vendosur Bayerni i Mynihut, pikërisht sezonin e kaluar me 122 gola të shënuar në 34 javë kampionat, ndërsa në Francë, përpara se kampionati të pagëzohej Ligue 1, skuadra me më shumë gola të  shënuar ishte Racing i Parisit me 118 gola në sezonin 1959-60 në 38 javë, një kampionat te cilin e mbylli në vendin e tretë.

Duke u kthyer në Spanjë, Reali i Madridit i sezonit 2011-12, kampion i La Liga me Mourinhon në stol dhe Ronaldon me 46 gola të shënuar arriti shifrën e 121 golave në total në 38 javë. Por në javën e 12 të atij sezoni, Reali i Madridit kishte 12 gola më pak se Barcelona e sezonit aktual pas 12 ndeshjeve. Vetë Barcelona e vendosi rekordin personal, një sezon më pas me Tito Vilanova dhe Jordi Roura në pankinë. Në sezonin 2012-13 ku Barcelona fitoi titullin me 100 pikë të grumbulluara, shënoi 115 gola, ndërsa pas 12 javëve, skuadra katalanase kishte 39 gola, 9 më pak se Barcelona e sezonit aktual. Në atë kohë Messi e mbylli kampionatin me 46 gola. Barcelona e përmirësoi këtë rekord personal në sezonin 2016/17 me 116 gola të shënuar, por pa e fituar dot kampionatin. Messi ishte shënuesi më i mirë me 37 gola i ndjekur nga Luis Suarez me 29.

Top Channel