Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare në procesin gjyqësor, prokurori i çështjes, Dritan Prenci, ka kërkuar gjithashtu që Shkreli të mos ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Të lidhura
None found
Kërkesa e SPAK tashmë i është paraqitur Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë mbi çështjen. Shkreli përballet me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Sipas SPAK, gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”.
Prokuroria thotë se Shkreli ka shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës.








