E enjte, 12 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Policia nuk e gjeti në banesë, Oltion Bistri dyshohet se është larguar jashtë vendit
Lajme

Policia nuk e gjeti në banesë, Oltion Bistri dyshohet se është larguar jashtë vendit

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për dënimin me burg të Oltion Bistrit është shoqëruar me një tjetër zhvillim, pasi policia nuk ka mundur ta gjejë ish-drejtuesin e Forcës së Posaçme Operacionale në banesën e tij për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Sipas informacioneve të bëra publike në media, Bistri dyshohet se është larguar nga territori shqiptar disa javë përpara shpalljes së vendimit, duke kaluar në drejtim të Greqisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare për vendndodhjen aktuale të ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ai ndodhet ende në Greqi apo nëse e ka përdorur këtë shtet vetëm si pikë kalimi për të udhëtuar drejt një destinacioni tjetër.

Dyshimet për largimin e tij jashtë vendit janë bërë publike një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe caktoi ndaj tij një dënim prej 7 vitesh e 4 muajsh burgim.

Në vendimin e saj, trupa gjykuese e përbërë nga Dhimitër Lara, Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi e shpalli Bistrin fajtor edhe për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, duke lënë në fuqi edhe dënimin për zbulimin e akteve ose të të dhënave sekrete.

Rasti i ish-shefit të Operacionales merr kështu një tjetër zhvillim, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet nëse ai ndodhet jashtë Shqipërisë dhe cilat do të jenë hapat për ekzekutimin e vendimit penal ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.