Angjelin Nika humbi jetën tragjikisht teksa ndodhej mbi një shtyllë elektrike, duke punuar për rikthimin e energjisë në banesat e Bardhajve, ku banorët kishin mbetur në errësirë. Një jetë e ndërprerë në mënyrë tragjike, teksa përpiqej t’u rikthente dritën të tjerëve.