Kronikë
Dy plagosje me thikë në Fushë Krujë, 1 person niset drejt Traumës, detajet
Dy plagosje me thikë janë regjistruar në Fushë-Krujë, në dy ngjarje të ndara.
Në rastin e parë, pas një konflikti të çastit në një lokal, është plagosur Aurel Doda. Në pranga është vënë 49-vjeçari Shkëlqim Curaj, i dyshuar se ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërsa ngjarja e dytë ndodhi pranë Urës së Gjolës, ku pas një përplasjeje mes dy mjeteve dhe një konflikti fizik, është plagosur me thikë Ardjan Xheka, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.
Për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Donald dhe Halil Caca. Dyshohet se konflikti mes tyre ka qenë i hershëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




