Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e samitit të ardhshëm të NATO-s, ndërsa ende nuk është përcaktuar zyrtarisht data e zhvillimit të tij.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga Dublini, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian.
Gjatë një prononcimi, Rama sqaroi se samiti nuk pritet të zhvillohet në vitin 2027, ndërsa viti 2028 mbetet një mundësi për organizimin e tij në Shqipëri.
“Shqipëria do të jetë vendi ku do të organizohet samiti i radhës. Çështja është se kur do të bëhet. Me siguri jo në vitin 2027, por nëse do të ketë një samit të radhës në vitin 2028, ai do të mbahet në Shqipëri”, deklaroi Rama.