Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, ndërsa vazhdimi i seancës plenare është caktuar për orën 14:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Albulena Haxhiu gjatë seancës, duke njoftuar se është dakorduar që në çdo seancë të ketë pauzë.
Pas përfundimit të tri pikave të para të rendit të ditës, Kuvendit i kanë mbetur për shqyrtim pikat e tjera, përfshirë projektligjet për marrëveshjet ndërkombëtare, interpelancën me ministrin Arben Vitia dhe mocionin për energjinë elektrike.
Po ashtu, Kuvendi ka përfshirë si pikë të fundit në rendin e ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Më herët, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, u kishte kërkuar deputetëve mbështetje për rrëzimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula për Ligjin për Specialen.
Ajo u zotua se PDK-ja do ta sillte një nismë të re ligjore të hënën dhe do t’i përfundonte ndryshimet brenda dy javësh.
PDK-ja dakordohet me VV-në, Ligji për Specialen përfshihet si pika e fundit e rendit të ditës