Sport

Largimi i Ronaldos ul çmimet e biletave, rënie me 71% për ndeshjen Portugali–Danimarkë

Çmimet e biletave për përballjen Portugali–Danimarkë, të programuar më 14 nëntor në Braga, kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregun e rishitjes.

Sipas të dhënave të Ticket-Compare, bileta më e lirë kushtonte rreth 145 dollarë një muaj më parë, ndërsa më 12 nëntor kishte zbritur në vetëm 42 dollarë, një rënie prej afro 71%.

Ulja e çmimeve vjen pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze. Megjithatë, nuk ka prova që mungesa e yllit portugez është shkaku i drejtpërdrejtë i kësaj rënieje.

Ronaldo ishte një prej figurave kryesore që tërhiqte vëmendjen e tifozëve drejt ndeshjeve të Portugalisë, ndërsa mungesa e tij mund të ketë ndikuar në interesin e publikut për këtë përballje.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.