Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet

12 Nëntor 2026 | 13:15

Një person është vënë në pranga nga policia në Fushë-Krujë. Arrestimi i 49-vjeçarit, Shkëlqim Curaj erdhi pasi ai të mërkurën rreth orës 15:00 pas një konflikti, ka plagosur me thikë 46-vjeçarin, Aurel Doda. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në spital.

Gjithashtu një tjetër plagosje është regjistruar po të mërkurën në Fushë-Krujë ku ka mbetur i lënduar 51-vjeçari, Ardjan Xheka. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 pas një aksidenti rrugor.

Lidhur me aksidentin personat janë konfliktuar dhe kanë plagosur me thikë 51-vjeçarin. Lidhur me rastin janë shpallur në kërkim dy vëllezërit, Donald Caca dhe Halil Caca, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Policia po vijon hetimet lidhur me të dy plagosjet.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. C., 49 vjeç, pasi dje, në ambientet e një lokali në Fushë-Krujë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., 46 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për kapjen e shtetasve D. C., 31 vjeç dhe H. C., 24 vjeç (vëllezër), pasi dje, në Fushë-Krujë, dyshohet se gjatë një konflikti, kanë goditur me mjet prerës shtetasin A. Xh., 51 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Vijojnë hetimet për rastin”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë...
13:21 | 12/11/2026

PS propozon ndryshime në ligjin për sponsorizimet në fushat e artit, kulturës dhe sportit

Partia Socialiste këtë të enjte ka propozuar ndryshime në ligjin për sponsorizimet me qëllim vendosjen e lehtësive të posaçme për veprimtaritë publike në fushat e...
12:57 | 12/11/2026

KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka...
12:38 | 12/11/2026