Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

    Insajderi
    12 November 2026 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

    Një lajm të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ku thuhet se incidenti ka ndodhur të shtunën në Burgun e Sigurisë së Lartë.

    Më tej, nga SHKK-ja kanë thënë se ndaj dy të dënuarve janë iniciuar masa disiplinore.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, kanë bënë të ditur për Insajderin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark