PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    PAMJE/ Rojës së nderit të Macron i bie të fikët gjatë pritjes për presidentit sllovak

    Insajderi
    12 November 2026 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i papritur ndodhi në Pallatin Élysée në Paris, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, nga presidenti francez Emmanuel Macron, pasi një prej pjesëtarëve të gardës së nderit u rrëzua papritur.

    Ngjarja ndodhi në momentin kur Peter Pellegrini po mbërrinte në pallatin presidencial francez për vizitën e tij të planifikuar. Një prej gardistëve humbi papritur ndjenjat, duke shkaktuar shqetësim dhe ndërprerje të përkohshme të ceremonisë.

    Emmanuel Macron, së bashku me disa anëtarë të stafit, u afrua menjëherë pranë gardistit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Pak çaste më vonë, punonjësit e ngritën atë dhe e larguan nga vendi i ngjarjes.

    Pas largimit të gardistit, presidenti francez iu rikthye programit të parashikuar dhe vijoi me pritjen zyrtare të homologut të tij sllovak.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan në humbjen e papritur të ndjenjave nga gardisti, ndërsa nuk ka ende informacione zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark