Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat në Elysee, ky është reagimi i Macron - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Anëtari i Gardës së Nderit humb ndjenjat në Elysee, ky është reagimi i Macron

    Insajderi
    11 November 2026 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtar i Gardës së Nderit franceze ka humbur ndjenjat të mërkurën, më 11 nëntor, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Elysee në Paris.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, iu afrua menjëherë gardistit për të parë gjendjen e tij dhe për ta ndihmuar, së bashku me pjesëtarë të tjerë të stafit.

    Më pas, ushtari u largua nga vendi i ceremonisë nga personeli i sigurisë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e alivanosjes apo gjendja e tij shëndetësore. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark