Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet.
Sipas ministrit ky hap mund të konsiderohet si një kapitull i ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare!”.
Ky vendim është një model i ri partneriteti mes shtetit dhe biznesit, për më shumë investime, më shumë mundësi dhe më shumë mbështetje për të rinjtë e talentuar. Deri në 30% të tatimit mbi fitimin mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet, sipas dispozitave të reja. Deri në 2 miliardë lekë në vit për mbështetjen e sportit, artit dhe kulturës, përtej buxhetit të shtetit.
Ministri Blendi Gonxhja shpjegon se “reforma synon të transformojë financimin e sportit, artit dhe kulturës, duke krijuar mundësi të reja për talentin shqiptar”.
Ky hap do të ndihmojë edhe më shumë sa i përket transparencës, e cila do të mundësohet përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të kontrollit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




