Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një tjetër nga autorët e dyshuar për shpërthimin me tritol të makinës së zyrtares së Bashkisë me iniciale A. D. Bëhet me dije se është ndaluar një 17-vjeçar, pas dyshimeve se ka qenë bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse. Më 7 nëntor, në pranga ra një 43-vjeçar, banues në Durrës. Ai dyshohet se kishte siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e krimit.