Kryeministri Edi Rama ka folur për mundësinë që Shqipëria të organizojë samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, gjatë një komunikimi me gazetarët në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, në Irlandë.
Rama bëri të ditur se Shqipëria është parashikuar si vendi mikpritës i samitit të ardhshëm të Aleancës, por ende nuk ka një dakordësi për datën e zhvillimit të tij.
Kreu i qeverisë përjashtoi mundësinë që samiti të mbahet në vitin 2027, ndërsa u shpreh se, nëse ai zhvillohet në vitin 2028, atëherë do të organizohet me siguri në Tiranë.