Bellingham blen edhe veturën e shtatë luksoze – shton një Lamborghini me vlerë 250 mijë euro, përkundër se nuk di të ngasë
Jude Bellingham (23 vjeç), një yll i Real Madridit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, pranoi se nuk di të gatuajë ose të ngasë makinën dhe se familja, miqtë, nëna, shefja e kuzhinës dhe pastruesja e ndihmojnë me punët e përditshme.
Bellingham foli për këtë në një intervistë me British Vogue. Ai thotë se ndihet i pjekur në fushë, por kjo nuk është e vërtetë në jetën e përditshme.
"Nuk di të gatuaj, nuk di të ngas makinën... Jam i mirë në atë që bëj, por jo shumë gjëra të tjera", ka thënë Bellingham.
Inside Jude Bellingham’s £1m car collection, from a BMW fleet to a Lamborghini Urus after he reveals he can’t drivehttps://t.co/QIgMZhgSOO
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) November 11, 2026
Ai nuk ka patentë shoferi. Në çështjet e përditshme, tha ai, mbështetet te miqtë dhe familja, përfshirë nënën e tij Denise, e cila jeton me të në Madrid. Ai gjithashtu ka një kuzhiniere dhe një pastruese për ta ndihmuar.
Megjithatë, kjo nuk e ndaloi atë të grumbullonte një koleksion makinash luksoze.

Sipas The Sun, Bellingham ka shtatë automjete, vlera totale e të cilave vlerësohet në rreth 1.26 milion euro.
Më e shtrenjta midis tyre është Lamborghini Urus Performante me vlerë rreth 250,000 euro, megjithëse ai nuk mund ta ngasë vetë. /Telegrafi/


































