Iriqi:- Jo veç Klan, por edhe Syri e TV të tjera u gjobitën prej jush…
Krasniqi:- Një qartësim, u gjobitën ato emisione që nuk i konvenojnë qeverisë.
Iriqi:- Ç’domethënë nuk i konvenojnë?
Krasniqi:- Që nervozojnë palloshin pra.
Iriqi:- Kush është palloshi?
Krasniqi:- Ai mo, që nuk ma mban t’ia përmend emrin.
Iriqi:- Kuptova. E ke fjalën për Ramën?
Krasniqi:- Atë e the ti. Unë veç lexoj SMS që më shkruan.
Iriqi:- Rama të tha gjobiti?
Krasniqi:- Në fakt gjobat u vunë në fillim, më pas…
Iriqi:- E më pas?
Krasniqi:- E më pas unë e mësova nga Fevziu që kisha gjobitur Fevziun.
Iriqi:- Po a ia the? E sqarove?
Krasniqi:- Jo, se ai e di qartë që ne asnjë mendim nuk kemi tonin, jo më gjoba.
Iriqi:- Çudi, nuk të besoj. Ngaqë këto ditë kam lexuar plot shpjegime të tuat se pse u vure gjoba televizioneve.
Krasniqi:- I kam lexuar dhe unë shpjegimet e mia.
Iriqi:- Pse nuk i ke shkruar ti d.m.th?
Krasniqi:- Unë e stafi im veç lexojmë, o Iriq. Ne nuk shkruajmë. Jo se nuk dimë, por se nuk na lejojnë
Iriqi:- E kuptova. E kuptova që kur the, gjobat i shkruan palloshi e i vini ju.
Krasniqi:- E vërtetë, por pallosh mund ta shqiptosh me zë më të ulët. Të lutem. Madje me rrokje që mos e kuptojnë ata që kemi rreth e qark.
© SYRI.net
Vangjeli: AKSHI nën hetim, por jep 40 mil euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri
Ambasadori amerikan në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj
Deklaroi nga Ankaraja se Samiti NATO-s do mbahej në Tiranë/ Rama përgënjeshtron veten: S’do mbahet më 2027-ën në Shqipëri