Jude Bellingham, 23-vjeçari i Real Madridit dhe i kombëtares së Anglisë, ka pranuar se nuk di as të gatuajë, as të ngasë makinën. Për punët e përditshme, ai merr ndihmë nga familja, miqtë, nëna e tij, kuzhinierja dhe pastruesja.
Në një intervistë për British Vogue, Bellingham tha se pjekuria që tregon në fushë nuk pasqyron mënyrën si ia del në jetën e përditshme. Ai u shpreh se është i zoti në atë që bën, por jo në shumë gjëra të tjera, përfshirë gatimin dhe drejtimin e makinës.
Të lidhura
None found
Futbollisti nuk ka patentë shoferi. Mes njerëzve tek të cilët mbështetet është nëna e tij, Denise, e cila jeton me të në Madrid. Në shtëpi e ndihmojnë gjithashtu një kuzhiniere dhe një pastruese.
Mungesa e patentës nuk e ka penguar të krijojë një koleksion veturash luksoze. Sipas The Sun, Bellingham zotëron shtatë automjete, me një vlerë të përgjithshme të vlerësuar rreth 1.26 milion euro.
Automjeti më i kushtueshëm i koleksionit është një Lamborghini Urus Performante, me vlerë afërsisht 250,000 euro, të cilin ai nuk mund ta ngasë vetë.





