E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkon në 8 numri i viktimave nga shembja e pallatit në New York, 19 të plagosur

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga shembja e një pallati në New York, ndërsa 19 persona janë nxjerrë të plagosur nga rrënojat. Sipas shërbimit zjarrfikës, disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Flatbush të Brooklynit, ku një ndërtesë banimi trekatëshe është shembur plotësisht.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në vendngjarje, ku janë angazhuar rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës, në përpjekje për të kontrolluar rrënojat dhe për të gjetur persona të tjerë të mundshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.