Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.
Sipas TCH, ai vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ku po zhvillohen veprimet hetimore nga përfaqësuesit e SPAK.
Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.
Ende nuk ka informacion nëse hetimet e prokurorëve të SPAK do të shtrihen edhe në këtë institucion












