Pas disa javësh pushim, Sali Berisha u rikthehet foltoreve në degë të ndryshme të vendit.
Në njoftimin e ndarë për mediat bëhet me dije se këtë të premte Berisha do të jetë në Kukës.
“Miq, nesër në ora 17:00 vazhdojmë “Foltoren e Ripërtëritjes” në Kukës. Ju ftoj të ndiqni këtë takim!”, shprehet Berisha.
Foltorja e fundit që ka mbajtur lideri demokrat ishte në Dibër, në ditën e parë të protestës studentore në 13 tetor.













