Shiroka Pula diskuton me guvernatorin e BQK-së për reformat në sektorin financiar

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit.

Sipas njoftimit, presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër”.

Në takim u diskutuan edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika